Mirë se erdhët në web-faqen dedikuar Heroit të Kombit, Rexhep Malaj. Faqja përmban të dhëna për jetën dhe veprën e Rexhep Malajt.
Rexhep Malaj shquhet ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Ai, me jetën dhe veprimtarinë e tij, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar. Prandaj, në këtë platformë mund të gjeni pjesë nga jeta e tij, dëshmi të veprimtarisë, si dhe publikime e punime të dala pas vrasjes së tij.
